E Diel, 1 Nëntor 2026

Dacic Azilkerkues nga Serbia kryesisht shqiptaret dhe romet

Nga fillimi i ketij viti afro 8 mije persona nga Serbia kane kerkuar azil politik ne Suedi. Gjermani dhe Belgjike ka deklaruar ministri i brendshem i Serbise Ivica Dacic.

Numri me i madh i te ashtuquajtureve azilante te rreme eshte ne Suedi. Ky numer eshte 5-6 mije ne 10 muajt e pare te ketij viti tha Ivica Dacic dhe ka shtuar se brenda kesaj periudhe ne Gjermani jane afro 2 mije ndersa ne Belgjike afro 700 vete.

Sipas tij behet fjale kyresisht per shqiptaret nga pjesa jugore e Serbise dhe per romet nga Vojvodina.

Ministri Dacic tha se numri i azilanteve te rrejshem eshte shtuar gjate disa muajve te kaluar.

Gjate diteve te ardhshme do te bisedojme me perfaqesues te ketyre bashkesive kombetare pasi te gjithe duhet te kuptojne se kjo qe po ndodhe mund ta rrezikoj liberalizimin e vizave per qytetaret e Serbise nese ky numer vazhdon te rritet tha Dacic.

Disa vende me qellim te dekurajimit te azilanteve te rreme e kane hequr kompensimin me te holla te cilin e merrnin personat qe ishin paraqitur per azil ndersa Beogradu eshte i gatshem qe per disa dite te pergjigjet ne kerkesen per kthimin e tyre ne Serbi sipas marreveshjes se riatdhesimit ka theksuar Dacic.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›