NATO-Rusi bashkepunim me kushte

Presidenti rus Dimitri Medvedev qe mori pjese per here te pare ne samitin e NATO-s ne Lisbone qe pas konfliktit Rusi-Gjeorgji ra dakord te bashkepunoje me Aleancen per programin e mbrojtjes kunder raketave balistike por nuk pranoi ftesen ti bashkohej ketij sistemi qe do ta mbroje Europen kunder sulmeve te Iranit.
Sekretari i Pergjithshem Anders Fog Rasmussen tha se te dy palet pranuan se nuk paraqesin rrezik per njeri-tjetrin Per here te pare ne historine e NATO-s dhe Rusise do te bashkepunojne per te mbrojtur veten. Rusia duhet ta dije pa patur asnje dyshim se sistemi nuk mund te drejtohet kunder saj. Qytetaret europiane do te kene nje siguri me te madhe te paprecedent.
Medvedev pranoi te perfshije specialiste per sistemin dhe paralajmeroi se Rusia do te kundershtoje perpjekjet qe drejtohen nga SHBA nese nuk ndihet partnere me te drejta te barabarta.
Por ai vleresoi se koha e marredhenieve te tensionuara eshte kaluar Ky samit NATO-Rusi eshte nje hap shume i rendesishem ne forcimin e marredhenieve tona dhe nje eveniment historik pasi dhe marreveshjet e reja jane pjese e historise boterore.