E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bakojanis sot ne Tirane

Mberrin sot ne Tirane ministrja e jashtme greke Dora Bakojanis. Shefja e diplomacise greke vijon keshtu turin neper vendet e Ballkanit ne kuader te kryesimit te rradhes se OSBE-se nga Athina. Bakojanis do te takohet me Presidentin Topi, Kryeministrin Berisha, Kryetaren e Kuvendit Topalli dhe Ministrin e jashtem Basha. Sipas axhendes se publikuar, ne qender te bisedes pritet te jene standartet e zgjedhjeve dhe roli i OSBE-se ne monitorimin e tyre. Megjithate ne takimet me perfaqesues te politikes shqiptare nuk do te mbeten jashte vemendjes edhe ceshtje mjaft te rendesishme mes dy vendeve sic jane integrimi i Shqiperise ne NATO, emigrantet shqiptare ne vendin Helen apo dhe tema te nxehta si varret greke apo dhe ceshtja e shqiptareve me prona ne Greqi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›