PLL: Nuk kemi lidhje me buxhetin e Tiranës
Partia Lëvizja e Legalitetit në një deklaratë për median shprehet se kjo nuk ka asnjë lidhje me buxhetin e votuar nga ana e LZHK-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Sekretari Organizativ i PLL-së, Besnik Murati theksoi se “sqarojmë gjithë opinionin e interesuar se Partia Lëvizja e Legalitetit nuk ka asnjë lidhje me votimin në Këshillin Bashkiak të Tiranës për Buxhetin e vitit 2009”. “Çdo hamendeshim që kërkohet të hidhet ndaj PLL-së për votimin pro buxhetit, të këshilltarit të LZHK-së, është i pa vërtetë dhe dashakeq. Në zgjedhjet për Pushtetin Vendor të 18 shkurtit, PLL ka qenë pjesë e koalicionit me Partinë Demokratike. Të zgjedhurit e PLL në Pushtetin Vendor, qofshin këta kryetarë bashkie apo komunash, kryetarë të këshillave apo këshilltarë të thjeshtë, janë shquar për qëndrimin e tyre korrekt ndaj interesave të komunitetit, programit të PLL-së dhe detyrimeve të koalicionit”, tha Murati.