E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Buxheti i qeverisë, mungesë transparence

 

Partia Socialiste akuzoi qeverinë për mungesë transparence në buxhetin e saj, ballafaquar me buxhetin e Bashkisë së Tiranës. Zëdhënësja e Kryesisë Socialiste Mimi Kodheli tha dje se “asnjë transparencë për buxhetin e shtetit nuk bëhet nga qeveria”. “7 transparenca, një për çdo vit, janë realizuar për buxhetin e Tiranës, asnjë dëgjesë publike me qytetarët për buxhetin e shtetit, 33 dëgjesa publike për buxhetin e Tiranës, asnjë informacion mbi projektet e miratuara nga Qeveria, informacion një herë në çdo 6 muaj për qytetarët e Tiranës”, tha Kodheli. Partia Socialiste, duke marrë shkas nga raporti ndërkombëtar për transparencën e buxhetit të shtetit, ka shigjetuar qeverinë Berisha se punon jashtë çdo standardi evropian. “Raporti i OBI-së, Iniciativa Ndërkombëtare për Buxhet të Hapur, nxori në pah atë që Sali Berisha nuk do ta dëgjojë që, hartimi i buxhetit të qeverisë së Shqipërisë bëhet jashtë çdo standardi ballkanik e jo më evropian”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›