Baksuzi i Vitit

Dukej se fundviti i 2009-ës ishte rezervuar për Luan Krasniqin. Të gjithë e prisnin rikthimin e boksierit të shquar shqiptar, por në fund të gjithë u ndanë të zhgënjyer.
Kur pritej që “Luki” t’i hakmerrej boksierit ukrainas Aleksandr Dimitrenko, në Ditën e Flamurit, më 28 nëntor, boksieri kosovar pësoi lëndim në nyje të këmbës, me çka u anulua automatikisht meçi.
Edhe pse flitej për një pensionim të 38 vjeçarit nga boksi profesionist, megjithatë ai ka paralajmëruar se meçi me Dimitrenkon do të zhvillohet në fillim të vitit 2010.