Liverpool serioz për Van Nistelrooy
Liverpooli është mbyllur në bisedime për të siguruar një marrëveshje huazimi me sulmuesin e Real Madridit, Ruud van Nistelrooy.
"Daily Mail" shkruan se ekipi i Rafael Benitez dëshiron të sjellë një sulmues me përvojë, pasi ka dështuar këtë sezon në repartin e sulmit pas dëmtimeve të shpeshta të Fernando Torres.
Van Nistelrooy, 33-vjeçar, thuhet se po ashtu dëshiron të transferohet në Anfield për të treguar formën e tij në prag të Kupës Botërore. Por Benitez ka frikë nga rekordi i dëmtimeve të holandezit dhe tashmë ka përjashtuar të paguajë 3 milionë paund për të marrë atë si transfer të përhershëm.