Bakteri E. Coli, Rusia vendos kushte

Rusia ka vendosur kushte për të hequr bllokadën ndaj importit të perimeve të freskëta nga Bashkimi Evropian për shkak të epidemisë vdekjeprurëse të bakterit E. Coli.
Agjencia ruse e mbrojtjes së konsumatorëve ka kërkuar që strukturat kompetente në Gjermani apo në BE të konfirmojnë shkaqet e epidemisë, përveçse të bëjnë të ditur se si është përhapur dhe nëpërmjet cilit ushqim.
Moska u kërkon gjithashtu evropianëve të provojnë se situata është nën kontroll.