Berlini pengon ndihmat për Greqinë

Gjermania vazhdon të pengojë një tjetër ndihmë të mundshme për Greqinë, deklaroi një zëdhënës i Ministrisë gjermane të Financave, duke folur për pritshmëri të lartë nga ana e Berlinit në këtë drejtim.
Në rast se do të duhet të merren masa të tjera për t`i ardhur në ndihmë Greqisë, një ndihmë e re do të parashikohej vetëm me tre kushte, detajoi zëdhënësi, Martin Kotthaus.
"Masa shtesë nga ana e Greqisë, veçanërisht në drejtim të politikës fiskale, një plan tepër konkret, tepër të prekshëm dhe transparent privatizimesh, dhe së treti është e rëndësishme që sektori privat të marrë përsipër përgjegjësitë", u shpreh ai.
"Se në çfarë formë nuk mundem ende ta them", shtoi ai, por nëse sektori publik jep më shumë nga ajo çfarë është lejuar deri tani, është evidente që edhe huadhënësit privatë duhet të marrin pjesë e tyre, dhe Berlini ka pritshmëri të mëdha në këtë drejtim.