E Shtunë, 31 Tetor 2026

Baku hesht kritikët me akuza false për drogë

Human Rights Watch deklaroi se autoritetet në Azerbejxhan janë duke përdorur akuza false për trafik droge për të arrestuar kështu kritikët e qeverisë.

Agjencia për të drejtat e njeriut tha se katër aktivistë, Rashad Ramazanov, Taleh Bagirov, Dashgin Malikov dhe Mahammad Azizov janë arrestuar në raste të ndara që nga marsi i vitit 2013.

HRW tha se në secilin nga katër rastet, akuzat për trafik droge janë bazuar në sasi të vogël narkotikësh që thuhej se është gjetur nga policia pas arrestimeve.

Avokatët e të burgosurve thonë se asnjë nga të akuzuarit nuk është përdorues i drogës.

HRW tha se autoritetet e Azerbejxhanit në dy vjetët e kaluara kanë arrestuar dhjetëra aktivistë, gazetarë dhe mbrojtës të të drejtave të njeriut duke i akuzuar ata për trafik droge ose armësh, huliganizëm dhe prishje të rendit publik.

HRW shtoi se aksioni qeveritar është intensifikuar para zgjedhjeve presidenciale të tetorit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›