Obama premton ndihmë për Oklahoman
Presidenti amerikan Barack Obama ka vizituar qytetin Moore të Oklahomas, vendi ku tornadoja shkatërruese e javës së kaluar vrau 24 njerëz, duke përfshirë 10 fëmijë, dhe shkaktoi dëme prej qindra miliona dollarësh.
Obama tha se shkatërrimi nga uragani i 20 majit ishte i vështirë për tu kuptuar, dhe u zotua për ndihmë afatgjate të qeverisë për rindërtim.
Përveç të vrarëve, 377 persona janë plagosur nga tornadoja e cila dhe ka dëmtuar ose shkatërruar rreth 12 mijë shtëpi dhe ka prekur rreth 33 mijë njerëz.