Balak zgjat kontraten me Celsin
Mesfushori i Celsit, Majkell Balak firmosi nje kontrate, 1-vjecare me Blute e Londres dhe pret qe te mberrije Karlo Anceloti, per te nisur ne drejtimin e tij, stervitje per edicionin e ri futbollistik. Balak deklaroi se e ka zgjatur edhe per nje vit tjeter kontraten me klubin e Celsit. Anceloti eshte favorit per te pasuar Gus Hidink, i cili e mbylli me nje trofe karrieren e tij me Celsin. Balak, 32 vjec, thekson: "Nuk eshte ende zyrtare, por besoj se ai do te jete trajner i ekipit tone." Ish-trajneri i Rexhianes, Parmes dhe Juventusit, eshte gati te marre drejtimin e Celsit. do te marre nje vendim per te ardhmen e tij ne Seria A. Balak, i cili eshte edhe kapiteni i kombetares se Gjermanise, i eshte bashkuar Celsit nga Bajerni i Mynihut ne maj te vitit 2006 dhe do te ishte lojtar i lire, ne vere te ketij viti. Ai ka fituar dy here "FA Cups" me Blute, por beson se trofe me te rendesishem i duhet te arrije ne radhes e skuadres se tij londineze. - "Deshira e nje futbollisti eshte qe te fitoje dicka qe nuk e ka arritur me pare,' - theksoi Balak. -"Vitin tjeter, ne fokusin tone do te jete Premier Liga dhe Liga e Kampioneve."