Balardini emërohet trajner i ekipit të Lacios
Romë - Më në fund vjen edhe finalizimi: Davide Balardini do të jetë trajneri i ri i Lacios. Tekniku Balardini ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me kryeqytetasit, por me opsionin e rinovimit në rast suksesi. Prezantimi i tij pritet të bëhet nesër në orën 12.
Lacio sezonin e ardhshëm do të jetë pjesëmarrëse në Ligën e Evropës me statusin e fitues së Kupës në Itali. Prova e parë për Balardinin do të jetë Super Kupa e vendit ku do të përballet me kampionët e Interit në kryeqytetin kinez Pekin.