E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia fiton me Rosin, SHBA ko (video)

Pretoria - Italia kampione e botës arriti të fitojë ndeshjen e parë të Kupës së Konfederatave përballë Shteteve të Bashkuara me rezultatin 3-1. Amerikanët kaluan të parët në avantazh me anë të Donovan në minutën e 41-të, i cili ekzekuton saktë një penallti.

Në pjesën e dytë kampionët e botës futen në fushë me një tjetër moral, duke kthyer gjithçka në favorin e tyre. Rosi barazon shifrat në minutën e 58-të.

De Rosi shënon golin e dytë për italianët në minutën e 72-të. Në minutën e tretë është sërish Rosi që shënon, duke vulosur rezultatin e përgjithshëm 3-1.

ITALIA-SHTETET E BASHKUARA 3-1

Shënues: 41' Donovan (A) pen.; 13' pII Rossi (I); 27' pII De Rossi (I); 48' pII G.Rossi (I)

ITALIA (4-3-2-1): Buffon; Zambrotta, Legrottaglie, Chiellini, Grosso; Gattuso (12' st G.Rossi), De Rossi, Pirlo; Camoranesi (12' st Montolivo), Iaquinta; Gilardino (24' st Toni).
Trajner: Lippi.

SHBA (4-2-3-1): Howard; Spector, Onyewu, Demerit, Bornstein (40' pII Kljestan); M.Bradley, Clark; Dempsey, Feilhaber (28' pII Bearsley), Donovan; Altidore (21' pII Davies).
Trajner: Bradley.

Gjyqtar: Pozo (Kili)

Të verdhë: Legrottaglie (I); Bornstein (A); Grosso (I)

Të kuq: 33' Clark (A)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›