E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bale VS Suarez, dy 100 milionëshat!

Sky Sport ka ngritur një dilemë nëse Luis Suarez ka vlerë të njëjtë me vlerën e Gareth Bale. Krahasimi është bërë pas deklaratës së Brendan Rodgers. Trajneri i Liverpoolit tha se se nëse Bale kushton 100 milion euro, atëherë pse Suarez mos të ketë këtë vlerë.

"Bale dhe Suarez ishin lojtarët më të mirë në edicionin e kaluar në Premierligë. Të dy kishin statistika pothuajse të ngjashme. Dilema mes tyre se cili ishte lojtar më i mirë, ishte shumë e madhe. Nëse Bale shitet për 100 milion euro, pse mos të shitet edhe Suarez" ka thënë Rodgers.

analizat e Sky Sport janë shfaqur statistikat e dy lojtarëve nga edicioni i kaluar, ku Suarez në disa prej tyre qëndron më mirë se Bale.

Poashtu Suarez është vlerësuar si lojtar mjaft stabil me formën e tij pasi që ka treguar formë në ngritje që nga koha kur ishte lojtar i Ajax./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›