E Enjte, 5 Nëntor 2026

Bale e Kane dërgojnë Tottenham në gjysmëfinalen e Carabao Cup

Tottenham ka arritur të sigurojë kalimin për në gjysmëfinalet e Kupës Carabao pas një suksesi  3-1 në fushën e Stoke City. Spurs thyen ngërçin në minutën e 22-të me një goditje të bukur ajrore nga Bale. Vendasit, megjithatë, mbeten në lojë dhe barazojnë rezultatin në minutën e 53-të me Thompson. Ben Davies shënon golin e kualifikimit 20’ nga fundi me një goditje të fuqishme nga 30 metra. Harry Kane më pas mbyll llogaritë në 81’.

Ajo që vlen të përmendet në këtë sfidë është dhe goli i Bale, i cili akoma nuk ka arritur të gjejë ritmin e duhur, për të lënë pas krahëve polemikat e krijuara kur luante për Realin, dhe të krijojë një realitet të ri aty ku u bë i njohur shumë vite më parë. Gjithsesi, në sfidën e sotme arriti të zhbllokojë një ndeshje që ishte kryesisht e dobët, sidomos gjatë pjesës së parë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›