E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kupa e Anglisë. Sot, Everton – M.United në RTSH Sport

Kupa e Anglisë luan fazën çerekfinale. Një aktivitet që është ekskluzive e RTSH Sport po dhuron çdo ditë emocione të veçanta dhe surpriza. Pas kualifikimit të Manchester City-t ditën e martë në mbrëmje, dhe eleminimit surprizë të Neëcastle nga Brentford, sot është radha e dy sfidave të tjera. Fillimisht në fushë zbret Murinjo me Tottenhamin në orën 18.30 që përballet me Stoke City-n. ndonëse tashmë është pjesë e Championship, Stoke mbetet një ekip i vështirë për tu thyer. Tre ndeshjet e fundit nuk kanë pësuar asnjë gol dhe këtë shifër kërkojnë ta thyejnë londinezët. Pas dy humbjeve në Premier League, Murinjo do të kërkoj patjetër të kualifikojë Tottenhamin për në gjysmëfinalet e Kupës së Anglisë.

Mbrëmja i është rezervuar një përballjeje me “aromën” e Premier League. Në “Goodison Park” të Liverpulit, Evertoni pret Manchester United. Të dyja skuadrat e vlerësojnë shumë këtë kompeticion, duke ditur që mund të të coj tek trofeu i parë sezonal. Ançeloti ka ende të freskët humbjen në kampionat që pësoi nga “djajtë e kuq” në fillimin e nëntorit (1-3) pikërisht në këtë stadium, prandaj ka kërkuar nga ekipi i vet një impenjim shtesë. Nga ana tjetër Solskajer, vazhdon të ndiej presionin që Manchesteri është elminuar nga Champions League dhe nuk i lejohen gabime të tjera. Të dyja këto ndeshje transmetohen pa asnjë abonim apo kosto shtesë në kanalin sportiv të paketës digjitale të transmetusit public, RTSH Sport.             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›