E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bale i Realit, por jo sa Ronaldo

Gareth Bale nuk do të jetë lojtari më i shtrenjtë në botë. Ylli uellsian pritet ti bashkohet në dy ditët në vazhdim Real Madridit. Bale flitej se do të jetë futbollisti më i shtrenjtë në botë, gjë e cila nuk do të ndodhë.

Real Madridi do ti paguaj Tottenhamit 92 milion euro për shërbimet e tij. Bale do të jetë për 2 milion euro më i lirë se Cristiano Ronaldo.

Ylli portugez kishte kaluar nga Manchester United te Real Madrid për 94 milion euro. Prezantimi i Bale në Real Madrid pritet të bëhet sot ose nesër./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›