Kompletohet Tottenhami

Tottenhami i ka dhënë përgjigjet e para pas shitjes së Gareth Bale. Skuadra e Villas Boas ka bërë tri transfere tejet të duhura. Christian Eriksen, Erik Lamela dhe Chiriches janë tashmë lojtarë të ri të Tottenhamit.
49 milion funta i kanë kushtuar këto tri blerje skuadrës londineze. Mediat angleze e kanë vlerësuar si gjenial planin e Spurs për shitjen e Bale me shifër rekorde, ndërsa kanë bërë transfere shumë të duhura./Indeksonline/