Bale kërkon qëndrimin e Redknappit

Gareth Bale ka kërkuar nga menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp të mbetet në White Hart Lane, pas interesimit nga Chelsea.
Redknapp spekulohet me postin pas shkarkimit të Carlo Ancelottit, por Bale – yll i Tottenhamit, në sezonin e fundit dhe futbollisti më i mirë i vitit në Premierligë – ka lavdëruar Redknappin për krijimin e stabilitetit në White Hart Lane dhe kërkon qëndrimin e tij.
“Dua që ai të mbetet, sigurisht”, tha Bale për BBC Sport. “Prej kur jam në klub, kanë qenë tre menaxherë dhe sigurisht se është mirë ta kemi këtu, sepse ka krijuar stabilitet. Jemi mësuar me të dhe me punën që bën si dhe mënyrën si kërkon të luajmë, andaj do të ishte mirë që të mbetet këtu. Askush nuk dëshiron që ai të largohet nga klubi, jam i sigurt, do të bëjmë gjithçka që ai të mbetet me ne”, përfundoi Bale.