Sot Barcelona – Manchester, atmosferë e zjarrtë në Londër

Sot në mbrëmje, në orën 20:45, Europa mban frymën, pasi luhet ndeshja më e fortë e vitit, ajo e finales së Champions League mes Barcelonës dhe Manchester United.
Gazetari Ylli Aga, në një lidhje telefonike për “Ora News” nga Londra, ku do të luhet edhe finalja e madhe, tha se atmosfera për ndeshjen është e zjarrtë dhe pritet një pjesëmarrje e lartë tifozërie, mes të cilëve edhe shqiptarë.