Bale mungon kundër Milanit

Nga Express më 13 shkurt 2011 në ora 17:51
Mesfushori i Tottenhamit, Hotspur Gareth Bale do të mungojë në udhëtimin në Milan në Ligën e Kampionëve, të martën, për shkak të një dëmtimi në shpinë.
Ylli uellsian, i cili kishte realizuar het-trik në Giuseppe Meazza kundër Interit në fazën e grupeve të garës, ka munguar në katër ndeshjet e fundit të Tottenhamit për shkak të lëndimit.
“Gareth nuk është shumë larg rikuperimit. Por, nuk do të jetë gati, nuk besoj, e marta është herët”, tha Redknapp pas fitores së Tottenhamit si mysafir i Sunderlandit me rezultat 2-1 në Premierligë të shtunën.
Mirëpo, lajm i mirë për Tottenhamin është se mesfushori holandez, Rafael Van der Vaart pritet të jetë i gatshëm për lojë pas rikuperimit nga lëndimi.