E Shtunë, 31 Tetor 2026

Queiroz, në bisedime me Iranin

Nga Express më 13 shkurt 2011 në ora 17:37

Ish-selektori i Portugalisë, Carlos Queiroz është në bisedime për të marrë drejtimin e Kombëtares së Iranit.

Queiroz përcolli fitoren e Iranit ndaj Rusisë 1-0 në Abu Dhabi, të mërkurën, dhe në ditët e ardhshme pritet t’i përgjigjet ofertës për tri vjet e gjysmë nga Federata e Futbollit e Iranit (IFF). I

sh-trajneri i Real Madridit është pa angazhim prej kur u shkarkua nga Portugalia në shtator 2010. “I kam përcjellë futbollistët iranianë dhe më ka pëlqyer formacioni i ekipit”, tha Queiroz për agjencinë e lajmeve Mehr News.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›