E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guardiola: Nuk jemi të pa mposhtshëm

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka pranuar se skuadra e tij kishte pritur ndeshje të vështirë ndaj Sportingut në El Molinon, ndërsa shtoi se ekipi i tij nuk është i pa mposhtshëm dhe se mund të humbasë në çdo garë e të mbetet duarbosh në fund të sezonit.

“Në shtëpi Sportingu është ekip shumë i fortë dhe kjo është shfaqur ndaj nesh. Unë kam shumë respekt për ta. Ata bënë lojë të mrekullueshme dhe ne e kemi ditur se do të jenë shumë të fortë, tani duhet të riaftësohemi për ndeshjen në Londër ndaj Arsenalit”.

“Gabimi nuk është i ekipit, por kur je në një klub të tillë e di se duhet të luash çdo të tretën ditë. Në sport gjithnjë ka gjëra për t`u tejkaluar. Një ekip mund të ketë ecurinë më të mirë se ekipi tjetër. Ne mund të humbasim titullin në La Liga, në Ligën e Kampionëve dhe në Copa del Rey, por do të sigurohemi që të shkojmë deri në fund”, deklaroi Guardiola.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›