Bale, objektivi kryesor i Realit

Sipas të përditshmes sportive spanjolle AS, Real Madridi do të insistojë në transferimin e mesfushorit të Tottenham Hotspur, Gareth Bale gjatë afatit kalimtar të verës në vitin e ardhshëm.
Ylli uellsian spekulohet se vlen gati 60 milionë euro dhe kampioni i La Ligës shpreson të sigurojë shërbimet e tij para skuadrave të tjera rivale si Manchester City, Barcelona dhe Chelsea.
Bale së fundmi ka pranuar se mirëpret transferimin në Spanjë përderisa bëhet fjalë për Barcelonën ose Realin, përndryshe do të preferojë të mbetet në White Hart Lane. 23 vjeçari ka theksuar se nuk ka frikë të luajë jashtë Anglisë.