E Shtunë, 31 Tetor 2026

Baleti "Delina" rivihet në skenë pas 46 vjetësh

Baleti do të shfaqet edhe ditën e shtunë e të diel. Solistët e TOB-it, Gerd Vaso dhe Enada Hoxha, do të interpretojnë në rolet kryesore, përkatësisht në rolin e Arbanit dhe Delinës. Muzika e kompozuar nga Çesk Zadeja vjen e pandryshuar dhe do të intrpretohet nga orkestra e Teatrit të Operas dhe Baletit, nën drejtimin e dirigjentit Bujar Llapaj.

Dashuria dhe dilema e një vajze arbëreshe midis dy vëllezërve është subjekti qendror i baletit. Pasurimi në lëvizje dhe imazhe është realizuar nga kostumet dhe dekori i skenografit Taulant Pustina. Libreti i shfaqjes me dy akte, me autorësi mjeshtrin Panajot Kanaçi, është rishkruar dhe drejtuar nga koreografi i njohur, Agron Aliaj (dikur solist në vënien për herë të parë të shfaqjes 46 vjet më parë së bashku me Zoica Haxhon).

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›