Gallup: Maqedonasit pesimistë për jetën e tyre
Ky konkluzion nxirret nga një sondazh i organizuar nga “Gallup Balkan Monitor”, ku bëhet e ditur se dy të tretat e shtetasve që janë të papunë i kanë thuajse të shuara shpresat për t’u punësuar së shpejti.
Krahasuar me vitin 2006, rënie ka pësuar edhe optimizmi për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. 62 % e të pyeturve mendojnë se anëtarësimi në BE do të ndikojë pozitivisht për Maqedoninë, ndërkohë që në vitin 2006 një opinion të tillë e kishin 76 % e të pyeturve.
Në sondazh përfshihej edhe pyetja rreth mosmarrëveshjes së zgjatur për emrin midis Maqedonisë dhe Greqisë. "Ndërsa në 2008 rreth dy të tretat (68%) e të përgjigjurve fajësonin vetëm Greqinë për mosmarrëveshjen e emrit, kjo shifër u ul në 53%," tha Robert Mançin, drejtori menaxhues i Gallup Europe.
Norma aktuale e papunësisë në Maqedoni është mbi 30%. Ndërkohë, numri i të papunëve që janë të zhgënjyer rreth gjetjes së punës në 12 muajt e ardhshëm është më i larti në rajon.