Baleti Perlocaj ne Tirane

Baleti Perlocaj me famë botërore që drejtohet nga artisti Angjelin Perlocaj me origjine shqiptare do të performojë për publikun shqiptar premierë absolute pjesën “Atë që nuk e quaj harrim” koreografi në pamundësi për të ardhur në Shqipëri përmes një videokonferencë tha se jam i lumtur që trupa ime performon në tokën e të parëve të mi.
Unë jam thellësisht i lidhur me vendin e origjinës çdo pjesë e imja e vënë në skenë në mënyrë direkte ose jo reflekton brendin tim dhe origjinën time. Por pjesa e baletit që vjen premierë në Shqipëri në kuadër të 100 vjetorit të shtetit shqiptar nuk ka subjekt shqiptar. Ngjarjet kanë ndodhur në një supermarket në Francë. Pjesa është e thjeshtë dhe tragjike.
Pjesa është e konceptuar përmes një aktori i cili lexon pjesën dhe 6 balerinët të cilët karakterizohen nga lëvizje mjaft dinamike sipas koreografit. Subjekti është universal. Në thelb të saj është historia e një të pastrehi në France i cili hyn në supermarket merr disa birra dhe rojet e nxjerrin jashtë, duke e dhunuar derisa ai jep shpirt. Shfaqja do të jetë për publikun në datat 19 dhe 20 dhe ardhja e kësaj trupe të famshme në Tiranë është mundësuar nga Ministria e Kulturës dhe ambasada franceze në Tiranë.