E Diel, 1 Nëntor 2026

'BalkanWeb' më i klikuari, lider i padiskutueshëm i informacionit

TIRANE - 'BalkanWeb' vijon të mbetet faqja informative shqiptare më e klikuar në vend dhe në botë, duke ruajtur pozitën e liderit të informacionit, që prej momentit kur ka lindur, 13 vjet më parë.

Veçanërisht interesi për zhvillimet e fundit në Shqipëri, konkretisht për zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit, e renditi akoma më lart faqen e 'BalkanWeb', e cila lë pas dhe 'Yahoo' dhe 'Live.com', duke iu referuar përqindjes së klikuesve nga Shqipëria.

Në renditjen botërore BalkanWeb zë vendin e 6707 mes faqeve dhe agjencive më prestigjioze në botë.

Këto fakte janë pasqyruar në renditjen e sitit të njohur 'Alexa.com', i cili me anë të pagesës, bën certifikimin e klikimeve.
'BalkanWeb' ndodhej në këto pozita që në fillim, por që të njiheshin klikimet në masën 100%, duhej certifikimi, i cili u krye nga 'Alexa.com', pas presioneve që bëri agjencia me të dhënat e 'Google Analytics'. 

Google Analytics është i vetmi shërbim 100% i saktë në fushën e webmaster tools, në llogaritjen e pagabueshme të klikimeve për site botërore. Ai bën publik një herë në vit raportin e pozicioneve te siteve, sipas shteteve ku operojnë. 
 
Vizitat në agjencinë e lajmeve online BalkanWeb kanë një mesatare ditore prej 300 mijë unik vizitor dhe mesatare mujore prej 2 milionë unik vizitor. (Unik Vizitor jane IP, jo dinamike, jo share). 

Vizitorët me një mesatare mujore prej 4 milionë dhe faqe te hapura kalojnë shifrën e 50 milionë, ku cdo vizitor qëndron mesatarisht 15 minuta në faqen tone, me një mesatare prej 20-25 faqe për vizitor dhe cdo muaj 15% vizitor unik te rinj. 

Këto janë shifra, në të cilat nuk është llogaritur sistemi i IP share shqiptare. Pra një institucion me 200 kompjutera llogaritet si një i vetëm dhe një pallat me 20 familje që kanë një burim interneti, llogaritet gjithashtu një i vetëm. 
 
Vetem faqja mobile 'www.balkanweb.com/mobile' merr 40% të klikime totale të 'BalkanWeb' dhe së shpejti dhe kjo faqe do ketë nje design të ri. 'BalkanWeb' është me ju ku do që të jeni nëpermjet faqes mobile, nëpërmjet së cilës në telefonin tuaj mund të merrni të gjitha lajmet dhe informacionet e duhura.

Kemi krijuar kështu një distancë me rrjete të tjera informative dhe kjo në sajë të dhënies së lajmit në kohë reale, me profesionalizëm, me foto dhe video nga vendngjarja.

Duke patur në vemendje lexuesin që e ka ndjekur me përkushtim në gjithë këto vite, Websiti më prestigjoz i lajmeve shqip BalkanWeb ka shtuar shërbime të reja informimi në sajë të teknologjisë. 
FotoBlog është risia më e re ku cdo pasionant i fotografisë mund të dërgojë imazhe të ndryshme, të cilat do të jenë katalog në një video si ‘Fotot e Javës’.

Politikë, ekonomi, aktualitet, sport, kulturë, zhvillime nga rajoni e bota, intervista, dossier, show bizz, horoskop, receta gatimi e shumë e shumë kategori të tjera gjeni online, 24 në 24 orë, natë e ditë. Mbi cdo informacion mund të komentoni pa fund duke shprehur mendimin tuaj.

Gjithçka është arritur në sajë të punës së një stafi profesionist e të palodhur dhe ndihmës së madhe që ofron çdo ditë "News 24" dhe "Gazeta Shqiptare" për "BalkanWeb".

PROMO

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›