Luan Omari: Regjimi autokratik i Berishës po lë ekonomi të shkatërruar
Profesor Luan Omari, në një intervistë në "Gazeta Shqiptare", nxjerr në pah të metat e qeverisë aktuale dhe këshillat për qeverinë e ardhshme. "Populli pret ndryshime të rëndësishme, është i mërzitur nga qeverisja e mëparshme, është i mërzitur nga arroganca e qeveritarëve për shkak të mospërfilljes së interesave të popullit", - thotë ai, ndërsa shton se shqiptarët u lodhën nga shkeljet e rënda që u janë bërë qoftë ligjeve, qoftë Kushtetutës së vendit, nga vendosja e një regjimi përherë e më autokratik. Si një ndër emrat më në zë ndër akademikët tanë, ai flet edhe për qorrsokakun ku ka rënë Akademia e Shkencave. "Është bërë një reformë në Akademi, që asokohe unë e kam kundërshtuar duke qenë zëvendëskryetar i saj. Nuk e kam kundërshtuar vetëm unë, por edhe shumë akademikë të tjerë, profesorë, studiues dhe politikanë", kujton prof. Omari, ndërsa sqaron se "e kundërshtuam jo sepse nuk duhej bërë reforma, por sepse qe një reformë e diktuar nga lart, që u bë në mënyrë arbitrare dhe të paarsyeshme". Sipas tij, fakt është që ato institute të shkencave natyrore që i hoqën nga Akademia e Shkencave për t'u integruar me universitetet, janë shkatërruar praktikisht. "Institute siç qe ai i Fizikës Bërthamore, që ishte një institut elitar në vendin tonë, apo Instituti i Sizmologjisë janë prishur, janë shpartalluar", thotë ai me keqardhje. Sistemi i drejtësisë? Për të si jurist, duhet bërë një luftë e madhe kundër korrupsionit në drejtësi, që është një gjë që turpëron vendin tonë dhe drejtësinë tonë.
Në intervistën e mëposhtme, Luan Omari tregon se: çfarë duhet bërë me Kushtetutën, me arsimin e lartë, me kërkimin shkencor dhe Akademinë e Shkencave? Pse i humbi zgjedhjet e djathta shqiptare dhe cilat janë problematikat kryesore që duhet të përballojë qeveria e re?
Profesor, ç'mendim keni për rezultatin e zgjedhjeve?
Fitorja e zgjedhjeve ka qenë plebishitare dhe ndoshta, në këto përmasa, e papritur edhe për vetë opozitën. Kjo tregon që nuk kemi të bëjmë me një rrotacion të zakonshëm, siç ka ndodhur herë të tjera, por me një etapë të re të zhvillimit të shtetit dhe të shoqërisë sonë. Populli pret ndryshime të rëndësishme, është i mërzitur nga qeverisja e mëparshme, është i mërzitur nga arroganca e qeveritarëve për shkak të mospërfilljes së interesave të popullit, edhe nga shkeljet e rënda që iu janë bërë qoftë ligjeve, qoftë Kushtetutës së vendit, nga vendosja e një regjimi përherë e më autokratik.
Mendoj se këto janë arsyet kryesore që kanë çuar në këtë fitore të qartë dhe të pakontestueshme të opozitës të cilën e pranoi edhe shefi i mazhorancës. Tani, sigurisht hapet një faqe e re për jetën e vendit tonë dhe shpresoj që ky të jetë fillimi i mbarimit të tranzicionit të gjatë postkomunist. Besoj, se qeveria e re do të ketë përballë shumë detyra dhe shumë probleme.
Cilat janë ato vështirësi?
Ajo gjen një ekonomi të shkatërruar, një tokë të djegur mund të themi. Qeveria e re duhet të bëjë një politikë të mençur dhe të zgjuar për ta kaluar me sa më pak dhimbje këtë trashëgimi të hidhur që i la qeveria që do të dorëzojë mandatin pas humbjes së zgjedhjeve.
Sigurisht që ka shumë probleme përpara përveç anës ekonomike, pasi është problemi i shëndetësisë dhe ai i arsimit të lartë; probleme të infrastrukturës në shumë pjesë të vendit tonë. Do ishte padyshim e pamundur që një njeri, siç jam unë në rastin konkret, të japë përgjigje për gjithë këto probleme.
Cila duhet të jetë puna parësore me të cilën duhet të merret qeveria?
Jam i mendimit se, pas përballimit të gjendjes së rëndë ekonomike, një çështje parësore është fusha e arsimit të lartë dhe e lidhur me të është padyshim edhe kërkimi shkencor. Arsimi është në gjendje të mjerueshme, pavarësisht nga mburrjet e herëpashershme që kemi dëgjuar nëpër ekrane, që flasin për rritje të madhe të nivelit të arsimit, që flasin për ritme të mëdha të shtimit të numrit të studentëve. Të gjitha këto, janë vetëm pamje e jashtme, madje në një vend si Shqipëria nuk është as e justifikuar e as e përballueshme rritja kaq e shpejtë e studentëve. Sigurisht, numri i tyre do vijë duke u shtuar por duhet të ishte e drejtë të shtohej në mënyrë progresive e të arsyeshme. Ky bum spektakolar pranimesh në universitete, publike a private, është një gjë që bie ndesh me kërkesën për një nivel cilësor në arsim. Nuk është normale që në Shqipëri të ketë rreth 50 universitete private, çka nuk janë as në vende të mëdha. Nuk ka as infrastrukturë e as profesorë që të jetë në gjendje të merret apo të përballojë një fluks të tillë të madh studentësh. Është për të ardhur keq që kjo gjë, është reklamuar me mburrje nga qeveritarët e deritanishëm të vendit tonë.
Arsimin e shihni si fushë shumë problematike?
Po, prandaj në këtë fushë, duhet një reformë e mençur dhe e matur për të siguruar që në asnjë mënyrë të mos jetë një fole korrupsioni po të jetë një vend ku studiohet dhe ku jepet nota e merituar për secilin student. Ky vend nuk ka nevojë vetëm për njerëz me arsim të lartë; për juristë, ekonomistë që mbeten pa punë, po ka nevojë edhe për njerëz me zanate, ka nevojë për: Elektricistë, muratorë, tornitorë, hidraulikë, që nuk gjenden dhe që janë profesione të nderuara ku shumë të rinj mund të gjejnë akses dhe të kenë fitime duke punuar në ndërmarrje të ndryshme, që me punën që bëjnë të mundësojnë përballimin e jetës. Pra duhet një reformë e gjerë, e mençur dhe natyrisht një reformë që të marrë parasysh edhe sugjerimet, propozimet e njerëzve kompetentë në këto fusha.
Nga ana tjetër, sipas shumë akademikëve, një problem i madh është edhe kërkimi shkencor. Ju si e shihni?
Arsimi i lartë lidhet edhe me kërkimin shkencor, ndonëse janë fusha të ndryshme. Në shumë vende, si edhe në Shqipëri, Ministria e Arsimit është ajo që përpos administrimit të arsimit të lartë, merret edhe me kërkimin shkencor. Tek ne kërkimi shkencor ka rënë në një nivel shumë të ulët. Është në një nivel të paparë deri më sot në vendin tonë. Nuk po them se ka shkëlqyer ky nivel para ardhjes në pushtet të qeverisë demokratike në vitin 2005, por gjithsesi tani ka një rënie të madhe.
Çfarë duhet bërë me Akademinë e Shkencave?
Është bërë një reformë në Akademi që asokohe unë e kam kundërshtuar duke qenë zëvendëskryetar i saj. Nuk e kam kundërshtuar vetëm unë, por edhe shumë akademikë të tjerë, profesorë, studiues dhe politikanë. E kundërshtuam jo sepse nuk duhej bërë reforma, por sepse, qe një reformë e diktuar nga lart që u bë në mënyrë arbitrare dhe të paarsyeshme. Fakt është që ato institute të shkencave natyrore që i hoqën nga Akademia e Shkencave për t'u integruar me universitetet, janë shkatërruar praktikisht. Institute siç qe ai i Fizikës Bër-thamore, që ishte një institut elitar në vendin tonë, apo Instituti i Sizmologjisë janë prishur, janë shpartalluar. Më ka qëlluar disa herë të takoj dhe të bisedoj me njerëz që punojnë në këto institute. Më janë ankuar për gjendjen që është krijuar. Ndërkaq, institutet e shkencave albanologjike që janë grupuar në një qendër, janë disi më mirë. E megjithatë, edhe ato kanë shumë probleme e shumë vështirësi dhe nuk po ecin në rrugën e duhur.
Si duhet bërë reforma e re?
Natyrisht ajo duhet menduar, përmes një bashkëpunimi të qeveritarëve të rinj dhe specialistëve, por reforma duhet bërë.
Për shembull, është e padrejtë që anëtarët e Akademisë që kanë dalë në pension, janë privuar nga e drejta që të marrin pjesë ne mbledhjet e asamblesë, ku mund të japin mendimin e tyre me votë si për shembull për zgjedhjet në Akademi apo për pranimin e anëtarëve të rinj, por edhe për çështje të tjera që shtrohen në mbledhjet e asamblesë. Nuk është fjala natyrisht për të rikërkuar që ata njerëz që kanë mbushur moshën e pensionit të zgjidhen në poste drejtuese, por ama është absurde, që një personi si Kristo Frashëri apo Shaban Demiraj që janë veteranë të Akademisë, që janë studiues edhe sot në gjendje pune të mos kenë të drejtë të japin mendimin e tyre mbi zhvillimet në Akademi, me anë të votës. Pra, mendoj se kjo është një çështje që duhet pasur parasysh. Çështje të tjera sigurisht që duhen diskutuar ka pa fund.
Çfarë bëhet sot me Qendrën Enciklopedike, në ç'gjendje është ajo?
Një nga shqetësimet më të mëdha për mua është Qendra Enciklopedike. Ajo ka qenë e vendosur pranë ASHSH-së dhe nën drejtimin e saj është botuar në vitin 1985 Fjalori Enciklopedik Shqiptar dhe më tej, para disa vitesh është botuar në tre vëllime, edhe fjalori i ri Enciklopedik Shqiptar. Kjo qendër enciklopedike u transferua pranë Qendrës së Studimeve Albanologjike. Unë mendoj se ajo duhet kthyer pranë Akademisë së Shkencave për disa arsye dhe arsyeja e parë është se në hartimin e një enciklopedie nuk pasqyrohen ve-tëm studimet albanologjike, por edhe shkencat shoqërore që nuk janë albanogji e mirëfilltë: si shkenca juridike apo ajo eko-nomike. Veç kësaj janë edhe shkencat natyrore që zënë një pjesë të madhe të fjalorit enciklopedik dhe të enciklopedisë.
Së dyti, ka një marrëveshje mes Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës për hartimin e një enciklopedie të përbashkët të botës shqiptare dhe në Kosovë në Akademinë e saj është ngritur bërthama për këtë vepër, ndaj e njëjta gjë duhet bërë edhe në Shqipëri që të zbatohet si duhet marrëveshja.
Si jurist, mbase ju duhet të jepni mendimin tuaj sa i takon sistemit gjyqësor në Shqipëri. Ku çalon puna dhe çfarë duhet ndryshuar?
Unë përmenda disa fusha që janë të dhimbshme, siç janë arsimi po edhe shëndetësia, por sigurisht që Shqipëria ka shumë probleme. Unë jam jurist dhe kam dy shqetësime kryesore.
E para, ka të bëjë me Kushtetutën, që duhet rishikuar. Vetë kryetari i Partisë Socialiste, në mënyrë shumë korrekte pranoi gabimin e tij që dha 'ok'-in për ndryshimet kushtetuese që u bënë në prill të vitit 2008. Këto ndryshime duhen riparë dhe duhen vënë në vend. Tani, mbase nuk është gjëja e parë që duhet bërë, por mendoj se nuk duhet harruar. Mendoj se edhe Partia Demokratike është e interesuar të bëjë disa ndryshime të tilla tani që është në opozitë sepse ndryshimet e vitit 2008 forcojnë tej mase forcën e ekzekutivit. Së dyti, koha e përvoja sjellin edhe mençuri më të madhe, ndaj mund të gjendet rruga e konsensusi për të bërë lëvizjet e nevojshme. Nga ana tjetër, duhet bërë një luftë e madhe kundër korrupsionit në drejtësi që është një që turpëron vendin tonë dhe drejtësinë tonë. Nuk janë të gjithë gjyqtarët të korruptuar, por ai që është i tillë, turpëron të tjerët. Ndaj, të korruptuarit duhet të identifikohen sepse turpërojnë drejtësinë e shtetin tonë.
(e.m/GazetaShqiptaree/BalkanWeb)