E Enjte, 5 Nëntor 2026

GREQI – Athina përfshihet sërish nga zjarri masiv

ATHINE, 29 qershor /ATSH-DPA/- Një zjarr i madh shpërtheu sot në një zonë me pyje të dendur rreth 20 kilometra në veri të kryeqytetit grek, Athinë.

Sipas shërbimeve, helikopterë dhe avionë zjarrfikës si dhe qindra zjarrfikës po punojnë për të vënë nën kontroll flakët.

Zjarri pason një periudhë të gjatë me pak reshje shiu dhe disa javë me temperatura mbi 35 gradë Celsius.

“Përveç kësaj, erërat e forta frynë sot në rajon, me rrebesh mbi 62 kilometra në orë”, sipas zyrës meteorologjike.

Tymi u përhap dhe shumë zona të Athinës u përfshinë nga ndotja e ajrit.

Sipas raportimeve të transmetuesit publik grek ERT, objektet turistike nuk ishin në afërsi të zonës së zjarrit.

Mbrojtja Civile e Greqisë paralajmëroi edhe një herë se niveli i dytë më i lartë i alarmit nga zjarri do të jetë në fuqi në disa pjesë të mëdha të Greqisë qendrore gjatë fundjavës.//a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›