E Enjte, 5 Nëntor 2026

Balla: Asgjësohen 4474 bimë narkotike, para drejtësisë 3 autorë të dyshuar

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ Ministri i Brendshëm, Taulant Balla reagoi sot pas disa operacioneve të Policisë së Shtetit kundër kultivimit të lëndëve narkotike në disa qarqe të vendit.

Balla theksoi se, “ka vijuar Operacioni Kombëtar kundër kultivimit të lëndëve narkotike “Territor i Pastër”, ku janë asgjësuar 4474 bimë narkotike dhe janë vënë para drejtësisë 3 autorë të dyshuar”.

Balla përgëzoi Policinë e Shtetit në Shkodër, Kurbin, Gjirokastër dhe Korçë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë gjetur të kultivuara në territoret e në fshatrat e njësive administrative Pult dhe Shalë 3561 bimë kanabisi.

Në Kurbin është finalizuar operacioni policor i koduar “Corn”, për goditjen e një rasti të kultivimit të bimëve narkotike. Gjenden dhe asgjësohen 900 bimë narkotike cannabis sativa.

Është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga 61-vjeçari, autori i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike.

Ky shtetas kishte krijuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike për të furnizuar sistemin e vaditjes së bimëve narkotike.

Ndërsa policia e Gjirokastrës goditi një rast të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Lazarat.

Për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi A. P., banues në fshatin Lazarat, pasi dyshohet se ka kultivuar në oborrin e banesës së tij, 10 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan nga Policia.

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›