E Enjte, 5 Nëntor 2026

UASHINGTON – Scholz: Mbështetja për Ukrainën ‘një hap i madh’

UASHINGTON, 10 korrik /ATSH-DPA/- Kancelari gjerman Olaf Scholz e ka përshkruar mbështetjen për Ukrainën si një “hap të madh”, në samitin e NATO-s në Uashington.

Në të njëjtën kohë, Scholz shprehu mundësinë e ofrimit të ndihmës së mëtejshme.

“Për mendimin tim, ky proces nuk është i plotë”, tha Scholz përpara një takimi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

SHBA-ja, Gjermania dhe aleatët e tjerë i premtuan dje Ukrainës pesë sisteme për t’u mbrojtur kundër sulmeve ajrore ruse në fillim të samitit të NATO-s.

Gjermania ka dorëzuar tre sisteme “Patriot” dhe pritet që shtetet e tjera të NATO-s të ndjekin shembullin e saj.

“Gjermania ka bërë një hap të madh për të inkurajuar të tjerët që të kuptojnë se kjo është e nevojshme”, tha Scholz.

Scholz theksoi gjithashtu se ai e konsideron të mjaftueshme perspektivën për anëtarësimin e Ukrainës në NATO, e cila do të përcaktohet në një deklaratë të përbashkët nga 32 vendet anëtare.

“Në deklaratën e NATO-s, e cila ende nuk është finalizuar, procesi i pranimit për Ukrainën do të përshkruhet si “i pakthyeshëm”, tha Scholz. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›