Balla Berisha-Meta nje koalicion pazaresh. Prokuroria te hetoje
TIRAN- Partia Socialiste ka kerkuar sot nderhyrjen e Prokurorise dhe nisjen e hetimeve pas denoncimit publik te ish ministrit te METE-s Dritan Priftit sipas te cilit policia ka ne dore kontrabanden e naftes.
Deklarata eshte bere sot nga deputeti i PS-se Taulant Balla i cili reagoi menjehere pas kunderpergjigjes se Metes ndaj Priftit.
Meta eshte nje njeri i paqendrueshem. Eshte e qarte se koalicioni mes Berishes dhe Metes eshte nje koalicion pazaresh i korruptuar i falimentuar qe po shkaterron ekonomine e vendit po varferon shqiptaret dhe po grabit cdo pasuri publike ne kete vend tha Balla.
Sipas tij qeveria duhet te jape pergjigje per akuzat e bere lidhur me kontrabanden pasi i detyrohet shqiptareve te cilet duan te dine se kush i qeveris.