Gjykata i rikthen telefonat e shtrenjte ish-zv.ministrit Nikolin Jaka
TIRAN- Gjykata e Shkalles se Pare ne kryeqytet me kerkese te ish-zv/Ministrit te Transporteve z.Nikolin Jaka tashme kryetar i Dhomes se Tregtise dhe Industrise ka urdheruar kthimin e dy celulareve te sekuestruar ne momentin e arrestimit ne shtator te 2007. Ka qene gjyqtari Martin Deda qe vendosi pas pese seancave gjyqesore te pranoje kerkesen e Jakes duke vendosur kthimin e dy celulareve te shtrenjte njeri tip Vertu dhe tjetri Nokia.
Sipas ketij vendimi ka qene po ky gjyqtar qe ne maj te 2008 e deklaroi fajtor ish-zv/ ministrin Jaka dhe e denoi ate me 12 muaj e 20 dite burg duke vendosur njekohesisht qe keta dy celulare te shtrenjte ti kalonin ne favor te shtetit. Por vendimi i denimit te tij dhene nga Gjykata e Shkalles se Pare u prish pas shqyrtimit ne Gjykaten e Apelit me 1 korrik 2009 duke vendosur ndaj ish-zv/ministrit Jaka pushimin e ceshtjes. Ky vendim pushimi ne ate kohe nuk kishte percaktuar kthimin e dy celulareve personale te Jakes te sekuestruar nga policia ne momentin e arrestimit ne shtator te 2007. Keshtu qe kerkuesi Jaka per shkak mos cilesimit te kthimit te ketyre dy celulareve i eshte drejtuar gjykates me nje kerkese per kthimin etyre.
Kerkesen e shqyrtoi ne pese seanca gjyqtari Dede i cili ne vendimin e firmosur prej tij shprehet nder te tjera se kerkesa pranohet dhe celularet i kthehen kerkuesit. Me vendimin nr.711 date 19 maj 2008 te Gjykates se Rrethit Tirane kerkuesi Nikolin Jaka eshte deklaruar fajtor per akuzen e Ushtrimit te ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike dhe eshte denuar me 1 vit e 20 dite burgim e 800 mije leke te reja gjobe. Ne kete vendim eshte vendosur qe sendet e sekuestruara te pandehurit te kalojne ne favor te shtetit. Kerkuesi Nikolin Jaka nuk ka qene dakord me vendimin e dates 19 maj 2008 dhe per kete shkak e ka ankimuar vendimin ne Gjykaten e Apelit. Kjo gjykate me vendimin nr.603 te date 1 korrik 2009 ka vendosur ndaj Jakes pushimin e ceshtjes penale me arsyetimin se nuk ka prova fajesie. Mbi bazen e ketij vendimi kerkuesi i eshte drejtuar Gjykates e cila vendosi ti ktheje dy telefonat celulare njeri i tipit VERTU me ngjyre te zeze me konture te verdha si te floririt dhe tjetri tip NOKIA me shine me ngjyre gri e kromuar- thuhet nga vendimi i firmosur nga gjyqtari Dede.