E Diel, 1 Nëntor 2026

Masakra e Tivarit nis puna e komisionit

Sot filloi pune komisioni hetimor parlamentar per masakren e Tivarit. Komisioni do te hetoje mbi vrasjen e 1700 deri ne 4300 shqiptareve te rekrutuar ne Kosove per te luftuar kunder gjermaneve ne fund te luftes se dyte boterore.

Nga Prizreni ata marshuan neper Shqiperi per tu ekzekutuar pabesisht ne Tivar te Malit te Zi. Sot Komisioni miratoi programin e hetimit i cili parashikon shqyrtimin e burimeve arkivore dhe cdo dokumentacioni tjeter qe do te ndihmonte ne zbardhjen e ngjarjes. Komisioni do te asistohet nga dy eksperte ish-deputeti demokrat Uran Butka dhe historiani Romeo Gurakuqi.

Perfundimet e nje komisioni hetimor parlamentar nuk jane te detyrueshme per Prokurorine. Kurse Kodi Penal me perjashtim te krimeve kunder njerezimit dhe krimeve te luftes parashikon pershkrim per krimet e tjera te renda te kryera me shume se 20 vjet me pare.

Ngritja e komisionit hetimor per masakren e Tivarit eshte nje nisme e vete kryeministrit Berisha i cili ka akuzuar si te implikuar ne kete histori edhe figura te shtetit shqiptar te asaj kohe e posacerisht Ramiz Aline. Kurse opozita e cila nuk merr pjese ne kete komision vlereson se zbardhja e ngjarjeve te tilla i takon historianeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›