Balla: Berisha të përgjigjet për lidhjet e tij me trafikun e armëve
Partia Socialiste ka reaguar sot në lidhje me emërimin e Ish-shefit të Shërbimit Sekret Ushtarak, Ylli Zyla, në krye të Policisë Ushtarake. Në një deklaratë për shtyp, deputeti i PS-së Taulant Balla akuzoi kryeministrin Berisha se po vendosë në komandën e tij institucione të rëndësishme të drejtësisë, sigurisë dhe inteligjencës.
Çdo ditë e shumë shqiptarët po shohin sesi Berisha po vendos në komandën e tij institucione të rëndësishme të drejtësisë, sigurisë dhe inteligjencës. Me emërimet e fundit Nishani po tregon se nuk mund të jetë tjetër veçse një kukull nën komandën e Berishës tha Balla duke iu referuar shkarkimit të Bahri Shaqirit si kreu i SHISH, emërimit të Elvis Çefën si nënkryetar i KLD-së dhe emërimit të Ylli Zylës në krye të policisë ushtarake.
Balla gjithashtu i kërkoi kryeministrit Berisha të përgjigjet publikisht për lidhjet e tij me trafikun e armëve, si dhe për të gjithë urdhrat e dhënë për blerjen dhe vënien në punë të pajisjeve të përgjimit në Ministrinë e Mbrojtjes.
Sot më shumë se kurrë Shqipërisë i nevojitet një rilindje kombëtare që do t`i kthejë institucioneve pavarësinë dhe qytetarëve një shtet ligjor të drejtë ku të gjithë të jenë të barabartë para ligjit përfundoi Balla.