E Diel, 1 Nëntor 2026

Balla Berisha u kthye ne Gerdec si krimineli ne vendin e krimit

Partia Socialiste ka reaguar per viziten e kryeministrit Berisha ne Marqinet. Ne nje konference per shtyp deputeti i PS-se Taulant Balla ka theksuar se kryeministri Berisha shkeli mbi jeten dhe kujtimin e viktimave te tragjedise se Gerdecit.

Si nje kriminel qe nuk i reziston dot tundimit per tu kthyer ne vendin e krimit te tij te madh babai i Shkelzenit shkoi sot ne Gerdec per te inauguruar nje cope rruge. Familjet e 26 viktimave dhe qindra te plagosurve prej me se dy vjetesh kane treguar me gisht pikerisht Sali Berishen ministrat familjen dhe pushtetin e tij si autore te ketij krimi te rende ende te pandeshkuar. Kurse Sali Berisha shkon dhe inauguron nje cope rruge derdh lot krokodili dhe ben thirrje qe drejtesia te zbardhe te verteten theksoi Balla.

Sipas tij kryeministri Berisha e ka te kote te fshihet pas harreses sepse ai krater ka hyre tashme ne historine e Shqiperise si krateri i shperthimit te korrupsionit te Berisheve babe e bir dhe seksereve te familjes.

Sali Berisha vodhi zgjedhjet per te vjedhur Shqiperine por Gerdeci eshte deshmia me e dhimbshme qe kur vjen puna per tu pasuruar ky pushtet eshte gati te shkele edhe mbi jetet dhe kujtimin e njerezve te pafajshem njesoj sic beri sot babai i Shkelzenit ne Gerdec perfundoi Balla.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›