E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fajon Vleresoj punen e qeverise per vizat

Ne kuader te takimeve ne Bruksel Ministri i Puneve te Jashtme z. Edmond Haxhinasto zhvilloi nje takim te vecante me raporteren per liberalizimin e vizave me Shqiperine ne PE eurodeputeten sllovene Tanja Fajon.

Gjate takimit me shefin e diplomacise shqiptare eurodeputetja Fajon ka vleresuar punen e bere nga autoritet shqiptare per liberalizimin e vizave e cila sipas saj ka lehtesuar punen me te dhenat bindese qe kane raportuar gjate gjithe kesaj kohe dhe me treguesit e ndryshimeve dhe investimeve te jashtezakonshme ne Shqiperi.

Gjithashtu eurodeputetja Fajon eshte shprehur se beson ne kete proces kaq te prekshem dhe kaq te shumepritur per qytetaret shqiptare pasi dhe Sllovenia ka perjetuar me entuziazem te madh procesin e integrimit evropian.

Nga ana e tij ministri Haxhinasto i percolli znj. Fajon vleresimin dhe falenderimet per te gjithe punen e saj ne mbeshtetje te procesit te liberalizimit te vizave me vendin tone qe perben nje ngjarje te jashtezakonshme ne historine e popullit shqiptar.

Gjithashtu ministri Haxhinasto e informoi eurodeputeten Fajon lidhur me fushaten informuese qe vazhdon te zhvilloje qeveria shqiptare per te ndergjegjesuar te gjithe qytetaret lidhur me detyrimet qe do te kene me arritjen e ketij standardi te ri evropian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›