FOTOGALERI- Tensione gjatë protestës në rrugën e Durrësit

TIRANË, 16 tetor /ATSH/ Tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë janë regjistruar në rrugën e Durrësit para Ministrisë së Arsimit gjatë protestës së sotme.
Situata u përshkallëzua kur disa prej protestuesve nisën të godasin me gurë drejt godinës dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.
Në përgjigje, policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë me presion me qëllim shpërndarjen e tyre nga zona përpara ministrisë.
Pas ndërhyrjes së forcave të policisë, protestuesit u shpërndanë në rrugicat përgjatë Rrugës së Durrësit.
Tensione në Rrugën e Durrësit, foto: Florian Abazaj 1 nga 72/m.q/