E Diel, 1 Nëntor 2026

Balla, Berishës dhe Metës: Tregoni pazarin e koalicionit, ndryshe mot nuk ka më buxhet

Tiranë, 19 korrik, NOA - Në vijim të seancës plenare për miratimin e buxhetit të vitit 2010, deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla duke sjellë në vëmendje të njoftimet zyrtare të qeverisë mbi miratimin në mbledhjen e 14 korrikut në qeveri fondin e investimeve prej 3.2 miliard euro të dhëna sipas qeverisë nga institucione financiare europiane dhe ndërkombëtare për infrastrukturën e vendit, deklaroi se këto financime janë të gënjeshtërta.

Sipas Ballës kontrata me bankat është 82 milion euro, ndaj dhe deputeti socialist kërkoi shpjegime se ku janë paratë e tjera të shifrës prej 3.2 miliard euro.

Sali Berisha duhet të japë llogari për këto supermashtrime, theksoi Balla.

Sipas tij me shkurtimin e buxhetit bie fuqia blerëse e çdo familjeje shqiptare.

Balla kujtoi këtu të ardhurat e familjes së kryeministrit, të rritura në një vend me krizë ekonomike, me mbi 200 milion euro.

Deputeti Balla nënvizoi se shkurtimi i buxhetit në dy ministri të rëndësishme është mëse 278 milio euro.

Ai theksoi se aq sa reduktohet buxheti i ministrisë së Ekonomisë, aq është edhe fitimi i ministrit të Ekonomisë, ndaj tha Balla, Ne i kërkojmë Sali Berishës dhe Ilir Metës të na dëshmojnë sa i kushtoi shqiptarëve pazari i pas zgjedhjeve të 28 qershorit.

Gjatë fjalës së tij, deputeti Balla i quajti deputetët e PD-së, "një anije me hajdutë", ndërsa qeverinë, si "qeveria e oktapodit Sali".

Duke kujtuar një thënie të një gazetari italian, Balla e quajti qeverinë e Sali Berishës si oktapodin italian të mafias, duke nënvizuar se edhe personazhet famëkeq të mafias italiane që evidentonte filmi i njohur gjejnë fizionominë e tyre brenda kësaj qeverie.

Deputeti Balla, theksoi se në këtë kohë krize ministrat e Berishës po pasurohen.

Ne kërkojmë nga Berisha dhe Ilir Meta të na tregojnë sa kushtoi pazari i koalicionit Meta-Berisha, pasi vitin e ardhshëm me këto fitime mund të rezultojmë pa buxhet, përfundoi fjalën e tij në kuvend deputeti i PS-së, Taulant Balla.

mit/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm") Luan - Pazare e fshehta |19/07/2010 20:21:34 Sali Berisha është i zhytur gjer në fyt me krim dhe tradhëti ndaj popullit
Shqiptar. Komentoje 0 0 var JOSC_postCSS=2; Powered by !JoomlaComment 4.0alpha 3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved." var JOSC_ajaxEnabled=1;if (!JOSC_http) JOSC_ajaxEnabled=false;var JOSC_sortDownward='1';var JOSC_captchaEnabled=true;var JOSC_template='http://www.noa.al//components/com_comment/joscomment/templates/JQdefault-emotop';var JOSC_liveSite='http://www.noa.al//components/com_comment/joscomment';var JOSC_ConfigLiveSite='http://www.noa.al/';var JOSC_linkToContent='http://www.noa.al/index.php/politike/87-politike/27053-balla-berishes-dhe-metes-tregoni-pazarin-e-koalicionit-pasi-vitin-e-ardhshem-mund-te-mos-kemi-me-buxhet';var JOSC_autopublish='1';

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›