Balla: Duhen masa më të forta kundër drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit apo drogës

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka bërë thirrje për ashpërsim të masave kundër drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit apo drogës.
Policia ka shtuar kontrollet për të garantuar sigurinë rrugore, por për Ministrin Balla, arrestimet nuk mjaftojnë për të ndërgjegjësuar shoferët.
Sipas Ministrit, masa më të forta nevojiten edhe për ata shoferë që ecin me shpejtësi tej normave të lejuara në qendra e banuara apo në akset rrugore.
“Duhen masa më të forta kundër drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit apo drogës. Policia ka kryer arrestime në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, nën efektin e drogës apo për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Masa më të forta edhe për tejkalim të shpejtësisë në qendra të banuara apo akse rrugore”, shkruan Balla.
/rtsh.al/