E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zjarret/ Drejt shuarjes flakët në malin e Shpiragut. Riaktivizohet vatra në vendin e quajtur “Vija mbi Okol” në Theth

Zjarri në malin e Shpiragut po shkon drejt shuarjes totale. Kështu bën me dije Ministri i Mbrojtjes, në një përditësim në lidhej me situatën me zjarret në vend.

Zjarri në Shpirag filloi mbrëmjen e së enjtes (24 gusht), ndësa sipas Peleshit, 100 trupa dhe helikopteri Cougar i Forcave i Armatosura u angazhuan prej dy ditësh për neutralizimin e plotë të flakëve.

Po ashtu, gjatë 24 orëve janë shuar 10 vatra zjarri në të gjithë territorin e vendit, ndërsa është nën kontroll edhe vatra në fshatin Rrilë, njësia administrative Shënkoll në bashkinë Lezhë.

Nga ana tjetër, është riaktivizuar zjarri në vendin e quajtur “Vija mbi Okol”, në fshatin Theth, të bashkisë Shkodër ku janë njoftuar strukturat e Emergjencave Civile në qark. Situata po monitorohet nga shërbimet e policisë së Thethit.

Në fshatin Bushat, në Vaun e Dejës, zjarri në një sipërfaqe me mbeturina, është shuar plotësisht dhe zjarrvënësi është shoqëruar nga efektivët e Policisë së Shtetit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›