Balla: Ja kush përfiton nga shitja e zonave turistike
Partia Socialiste publikoi dje emrat e ministrave dhe personave që sipas saj, përfitojnë nga projektligji për blerjen e pronave shtetërore turistike. Sipas deputetit Taulant Balla nga ky ligj përfiton vajza dhe kunata e Kryeministrit, ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, ministri i Financave dhe ministri i Shtetit. "Të mësuar me Kryeministrin, i cili gjithmonë hesht sa herë që në afera të këtij lloji janë të përziera edhe interesat e familjes kryeministrore dhe oborrit të tij, Partia Socialiste po bën sot publikë disa prej përfituesve të drejtpërdrejtë të këtij ligji", tha Balla. Më lejoni, vijoi ai, t‘ju shpjegoj se sipas këtij projektligji përfituesit e kësaj nisme hipotekojnë në pronësinë e tyre jo vetëm tokën ku kanë ngritur vilat, por edhe oborret, madje edhe rërën e bregdetit. Balla shtoi se qeveria që na shiti detin, tashmë po përvetëson edhe rërën dhe bregdetin. Deputeti socialist siguroi se lista vazhdon e gjatë edhe me ministra të tjerë të oborrit, zëvendësministra e të tjerë e të tjerë zyrtarë.
"Pra, duket qartë se ky ligj nuk synon të adresojë zgjidhjen e çështjes së pronësisë së tokave të zaptuar në bregdet, por të hipotekojë vilat e familjes dhe të ministrave", deklaroi Balla.
"Pra, duket qartë se ky ligj nuk synon të adresojë zgjidhjen e çështjes së pronësisë së tokave të zaptuar në bregdet, por të hipotekojë vilat e familjes dhe të ministrave", deklaroi Balla.