Berisha: Punësoni më shumë teknikë interneti sesa këshilltarë
Kryeministri Sali Berisha porositi dje ministrat të punësojnë më shumë teknikë interneti sesa këshilltarë. Mesazhi i Kryeministrit për anëtarët e qeverisë së tij u bë gjatë mbledhjes së djeshme të Këshillit të Ministrave, ku përforcoi idenë e një qeverie dhe Shqipërie dixhitale. "Sa të mbani këshilltarë filozofë, merrni më mirë teknikë interneti. Filozofia është e përjetshme, por ne duhet ta menaxhojmë më mirë interesin e qytetarëve", u shpreh Berisha.
Kryeministri Berisha kërkoi dje ngritjen e kabineteve të IT-së në çdo ministri dhe dixhitalizimin e të gjitha procedurave. Pjesa më e madhe e buxhetit të 2010-s do të shkojë për dixhitalizimin e institucioneve shtetërore. "Procedurat manuale apo jo dixhitale, janë të mundimshme, të kushtueshme, të ngadalta, jashtë kohe. Është e domosdoshme që, në përputhje me këtë përparësi, të ngrini në çdo ministri tuaj drejtorinë e IT-së dhe absolutisht, jo duke shtuar personelin, por duke ngushtuar dhe duke treguar se ka ardhur koha për dikasteret tuaja të kalohet në moshën dixhitale", tha Berisha. Duke vlerësuar se vendosja e procedurave dixhitale do të rrisë transparencën dhe cilësinë e shërbimit, Kryeministri tha se dixhitalizimi duhet të shtrihet në të gjitha aspektet, duke nisur nga ndihma ekonomike, arkivi i trashëgimisë kulturore, të gjitha qelizat e arsimit, zyrat e regjistrimit të pasurive, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, në sistemin gjyqësor dhe regjistrimi i tokave. "Shqipëria në moshën dixhitale është detyrimi më madhor në programin e qeverisë, si leva e Arkimedit për të pasur një Shqipëri tjetër, qindra herë më transparente dhe më të shpejtë se Shqipëria e sotme", u shpreh Berisha. Kryeministri vlerësoi se ekzistojnë të gjitha mundësitë që të tejkalohet mesatarja europiane e penetrimit të IT-së, duke kërkuar përpjekje të fuqishme në këtë drejtim. Ministri i Shtetit, Genc Pollo, do të drejtojë këtë reformë të dixhitalizimit.
Kryeministri shprehu kënaqësinë dhe vlerësimin që mediat janë në avangardë për sa i përket moshës dixhitale. "Dua të shpreh respektin tim më të madh për investimet dhe teknologjitë që mediat kanë adaptuar dhe adaptojnë", tha Berisha.
E.Ajazi