E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Balla: Modeli i konsullatës së përbashkët Shqipëri-Kosovë të shtrihet edhe në Toronto

TIRANË, 27 janar/ATSH/ Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, vizitoi Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Toronto, ku deklaroi se Shqipëria dhe Kosova kanë një model konsullatash të përbashkëta, që duhet të shtrihet edhe në Toronto.

“Modelin e kemi të mirë, të Mynihut, Milanos dhe do të ishte një mbështetje e mirë për bashkatdhetarët tanë që jetojnë këtu,” deklaroi Balla, në takim me Kadri Dakaj, Konsull i Përgjithshëm i Kosovës në Toronto.

Prej disa vitesh, Shqipëria dhe Kosova kanë nënshkruar marrëveshje ndërministrore për bashkimin e përfaqësive diplomatike dhe konsullore, dhe për bashkëpunim strategjik në fushën e politikës së jashtme.

/m.m/r.e/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›