Spiropali pret raportuesin e PE-së për Shqipërinë: Ambicia jonë, anëtarësimi në BE brenda 2030-ës

TIRANË, 27 janar/ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali priti sot në Kryesinë e Kuvendit raportuesin e Parlamentit Europian për Shqipërinë, Andreas Schieder.
Spiropali e informoi raportuesin Schieder mbi progresin e shpejtë të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, ecurinë e negociatave për grup-kapitujt I dhe VI dhe përgatitjet për hapjen e tyre për grup-kapitujt e tjerë.
“Ne po fuqizojmë lidershipin e Kuvendit në garantimin e legjitimitetit demokratik, gjithëpërfshirjes dhe transparencës së procesit të integrimit. Konsensusi kombëtar mbi anëtarësimin në BE është një faktor nxitës për shpejtimin e ritmeve drejt familjes europiane”, tha Spiropali.
Spiropali theksoi se ambicia për anëtarësimin në BE brenda vitit 2030 po mbështetet nga rezultatet e dukshme në avancimin e reformave, luftën kundër korrupsionit e pandëshkueshmërisë, fuqizimin e institucioneve demokratike dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë.
1 nga 3/m.m/r.e/