E Enjte, 5 Nëntor 2026

Balla: Në 6 Mars vota juaj nuk duhet t’i shkojë një opozite që vetëm gënjen!

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla gjatë një takimi në Dushk për të prezantuar kandidaten Eriselda Sefa për kryetare të Bashkisë Lushnje për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit tha se qeveria ka vendosur të ndihmojë bujqësinë me skemat mbështetëse si me naftën edhe për plehrat kimike.

Balla kerkoi mbeshtetjen per kandidaten Eriselda Sefa ndërsa tha se në Shqipëri nuk ka opozitë sepse opozita e përdor rolin e vet për të gënjyer. Ndaj vota juaj nuk duhet ti shkojë një opozite që gënjen.

“Jam këtu për t’ju kërkuar votën për kryetaren e bashkisë Eriseldën, një vajzë model e cila si unë i ngjiti shkallët e karrierës dalëngadalë, me 16 vite eksperiencë dhe e di që kemi bërë zgjedhjen e duhur. Me votëbesimin tuaj në 6-mars shumë punë na presin, e dimë që duhet të kishim bërë shumë më shumë punë jo vetëm në Lushnje edhe në Njësinë tuaj por vijmë pas 2 vitesh të vështira për të gjithë ne dhe tani ka ardhur momenti ti fokusohemi punëve për Lushnjen.

Me Eriseldën dhe Edi Ramën në qeveri ne do të punojmë në Njësinë tuaj sepse 1 vit më pas do të jemi sërish përpara jush për të na vlerësuar.

Në Shqipëri nuk ka opozitë sepse opozita e përdor rolin e vet për të gënjyer. Ndaj vota juaj nuk duhet ti shkojë një opozite që gënjen.

Problemet tuaja të bujqësisë qeveria ka vendosur ti ndihmojë me skemat mbështetëse si me naftën edhe për plehrat kimike ndaj mbetet që të gjithë ju qe merreni me bujqësi të aplikoni për të përfituar nga skemat mbështetëse si në bujqësi edhe në blegtori dhe punonjësit që merren me to të japin ndihmën që gjithësecili prej jush të aplikojë.

Ju falenderoj për pritjen kaq të madhe që na bëtë në këtë takim dhe jam i sigurt se në 6 mars ju do të votoni Eriseldën, Edi Ramën, mua dhe Partinë Socilaiste të Shqipërisë” deklaroi Balla.

Ndërkohë në fjalën e saj kandidatja për kryetare bashkie Eriselda Sefa theksoi se kërkon votbesimin e Lushnjes që të marrin jetë shumë projekte që janë hartuar jo vetëm për njësinë e Dushkut por edhe të gjithë zonën. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›