E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ministrja Xhaçka takon ambasadorët e Ukrainës, BE-së dhe SHBA-së: Dakordësi e plotë për mbështetjen e Ukrainës

Situata në Ukrainë ka bërë bashkë në një takim ministren e Jashtme Olta Xhaçka, ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca, ambasadoren amerikane Yuri Kim, si dhe ambasadorin e Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov. Zonja Xhaçka tha se është diskutuar mbi situatën në Ukrainë dhe skenarët e mundshëm për bashkëpunim. Ndërmjet palëve kishte dakordësi të plotë mbi mbështetjen ndaj Ukrainës, si dhe për të mbajtur Rusinë përgjegjëse.

“Prita sot Ambasadoren e SHBA,Yuri Kim, Ambasadorin e BE Luigi Soreca dhe Ambasadorin e Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov. Diskutuam mbi situatën në Ukrainë dhe skenarët e mundshëm për bashkëpunim. Dakordësi e plotë mbi mbështetjen ndaj Ukrainës dhe për të mbajtur Rusinë përballë përgjegjësisë!. Në solidaritet të plotë me Ukrainën.”- shkruan Xhaçka.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›