E Diel, 1 Nëntor 2026

Balla: Nuk do t'ia falim mandatet Berishës

"Nuk do t'ia falim mandatet Sali Berishës por do t'i djegim ato". Kështu është shprehur deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla në një konferencë për shtyp në lidhje me kërkesën e kryetares së Kuvendit që opozita të hyjë në Kuvend pasi do t'i digjen mandatet.
Sipas Ballës Partia Socialiste do t'i djeg mandatet e kësaj qeverie duke përsëritur edhe njëherë se opozita do të vazhdojë me protestat e saj për hapjen e kutive të zgjedhjeve të 28 qershorit.
Ai shtoi gjithashtu se nesër në mbledhjen e asamblesë kombëtare të PS-së do të zbardhet edhe "Gërdeci" i ujit, duke shtuar se do të tregohen gjithashtu edhe shpërdorimet që ka bërë kryetarja e Kuvendit Topalli me fondet e Kuvendit për udhëtimet e saj turistike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›